AKTUALE

Vota është arma e vetme që kemi! 10 arsye pse duhet të votoni…

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Demokracia funksionon nëpërmjet zgjedhjeve periodike, në të cilat krijohet legjitimiteti politik dhe merret mandate për qeverisjen e vendit.
Kur proceset politike deformohen, vendit i nevojitet një infuzion demokratik, që janë zgjedhjet.

Zgjedhjet janë korrektues të demokracisë, zgjedhjet përsosin dhe ngrisin nivelin e qeverisjes dhe e bëjnë të mundshme konkurrencës politike.

Në sisteme demokratike, qofshin edhe demokraci formale, vota e qytetarit është arma e vetme e fuqishme, e cila determinon të ardhmen e familjes së tij dhe gjithë shoqërisë.

Më 24 Prill dhe 8 Maj do të keni mundësinë të votoni për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni.

Janë shumë arsye për të cilat ja vlen të mendoni dhe me vetëdije të plotë ta hedhni votën në kutinë e votimit:

1.Në shoqëritë demokratike rrotacioni politik është i domosdoshëm, sepse politikanët që qeverisin gjatë shëndërrohen në një moçal që kundërmon.

2. Ndryshimi nuk do vjen nëse nuk votoni për të.

3. Nëse nuk e përdorni votën, Ju mund të humbisni, sepse qeverisja e ardhshme ka të bëjë me të drejtat dhe mirëqenien Tuaj. Nga vota Juaj varet reforma në gjyqësi, shëndëtesi, arsim, liria, barazia dhe shumë çështje tjera.

Prandaj hapni sytë mirë kur votoni!

Mos u manipuloni për gjëra të vogla, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e familjes tënde. Shikoni mirë kë po votoni, sepse disa përfaqësues në listat partiake, kur ishin deputetë, nuk e kanë hapur gojën asnjëherë!

4. Votoni, se vota Juaj është zëri juaj i vetëm. Kur votoni ju tregoni se keni marrë pjesë në një betejë të rëndësishme për avansimin e të drejtave dhe lirive tuaja. Ju e keni mundësinë ti ndëshkoni politikanët e dështuar. Dhe kështu të bëni në çdo katër vite.

5. Duhet të keni vetëdije politike dhe të ndëshkoni secilën qeverisje, e cila dështon.

6. Votoni me vetëdije të plotë sepse historia nuk ka pse të përsëritet.

7. Votoni që paratë tuaja të shkojnë në vendin e duhur dhe projektet e duhura që rregullojnë jetesën Tuaj.

Vota Juaj është jetike për deputetët dhe funksionarët që mendoni se do të jenë të përkushtuar për Ju dhe gjithë komunitetin.

8. Votoni sepse e keni fishekun e vetëm për ta hedhur në çdo katër vite.

9. Votoni për shkolla më të mira, spitale, çerdhe, rrugë, sheshe, shërbime më të mira në të gjitha sferat, qeverisje më të mirë…

10. Votoni që të zgjedhni shërbëtorët më të mirë, sepse politikanët duhet të jenë shërbëtorët tanë dhe jo padronët tanë.

Related posts

Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve, komunikacioni në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata

Gjyla Halili

Regjim i posaçëm i trafikut për shkak të garës së atletikës natën

Gjyla Halili