AKTUALE

Karvani fitues i Pendarovskit fillon nga Prilepi

Karvani zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski fillon nesër më 04.04.2024 (e enjte) me tubim qendror në Prilep me fillim nga ora 20:00.

Paraprakisht, Pendarovski do të vizitojë komunën e Krivogastanit në ora 17:30 dhe Krushevës në ora 18:30.

Të premten, më 5 prill, Pendarovski do të vizitojë komunat e Karbincit në ora 17:30 dhe Probishtipit në ora 18:30, ndërsa në Shtip do të mbahet tubim qendror me fillim nga ora 20:00.

Pendarovski të shtunën më 6 prill do të jetë me qytetarët e Makedonski Brodit në ora 18:30, ndërsa tubimi qendror do të mbahet në Kërçovë në ora 20:00.

Të dielën, më 7 prill, karvani i Pendarovskit do të jetë në mesin e qytetarëve të Debrcës në ora 16:00 , Vevçanit në ora 17:30 , Strugës në ora 18:30 dhe ngjarje qendrore në Ohër nga ora 20:00.

Të hënën, më 8 prill, tubime do të mbahen në komunën Kisella Voda të Shkupit në ora 18:30 dhe në Aeroport në ora 20:00.

Banner

Related posts

ASH: VLEN konfirmoi dorëzimin para Mickoskit dhe tradhëtinë ndaj Besa Kadriut

Gjyla Halili

Zëri i Kërçovës jehon në Zvicër – Fatmir Dehari takon bashkëvendasit me dashuri e mirënjohje

Gjyla Halili

Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 

admin