AKTUALE

ASH-ja e Taravarit: Krim i organizuar në Gjykatën e Tetovës me sjelljen e vendimit për kryetarin e partisë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit sot përmes një konference për shtyp ka hedhur dyshime për krim të organizuar në sjelljen e vendimit nga ana e Gjykatës së Tetovës e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës që Sela të jetë kryetar i partisë.
Nga ASH-ja krahu i Taravarit theksuan se ky lajm doli në opinion pa u informuar përfaqësuesi ligjor i ASH-së.

“Grupacioni i pakënaqur që përfundoi te BDI përdori të gjitha mekanizmat e pushtetit për të ndërruar katër gjyqtarë deri në momentin që arritën të gjejnë gjyqtarin e tyre të preferuar që u kryen punë padrejtësisht. Kjo parregullsi dhe ky paradoks i informimit na e vërteton atë që sistemi gjyqësor në RMV është i kapur nga politikanë të papërgjegjshëm”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit.

Ndërkaq avokati i ASh-së krahu i Taravarit, Abidin Abduli theksoi se janë ndryshuar disa gjykatës, ndërsa disa tjerë kanë shkuar në pushim mjekësor.

“Në vendim vetëm citohen dokumentacioni i dorëzuar nga pala tjetër, pa mos u shqyrtuar asnjë dëshmi, asnjë kërkesë e jona dhe pa hyrë t’i kontrollojnë dëshmitë dhe faktet e palës tjetër. Para jush i kam procesverbalet e gati shumicës së degëve të ASH-së të cilat nën direktivën e zotit Sela mbajnë kuvende mes 10-18 shkurt, prej ditës kur e kanë mbajtur kuvendin në restorant Bushi deri në kongres, në datat 13, 14 dhe 15 mbajnë kuvende degësh me çka i pushojnë nga detyra delegatët e kongresit dhe zgjedhin delegatë të rinj. Në kongres të jashtëzakonshëm shkohet me delegatët paraprak, nuk mund të shkosh në kongres të jashtëzakonshëm me delegat të ri, ata bëjnë ndërrimin e më shumë se 400 delegatëve”, tha Abduli.

Ai theksoi se Gjykata e Tetovës dëshmitë e tyre nuk i citon në vendimin e vet, e aprovon njëanshëm kërkesën e palës tjetër dhe në fund vetëm e refuzon kërkesën e tyre me arsyetim se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë komplet ndërrimin e statutit të partisë.

Banner

Related posts

Ageler: Pritshmëritë e mia për zgjedhjet janë si të votuesve – i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë transparente

Gjyla Halili

Myftinisë së Tetovës i shtohet një kuadër i ri akademik: Selajdin ef. Ramadani mbron titullin Magjistër

Gjyla Halili

Ilire Dauti nga Kërçova: Ne e sollëm ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa këta sot jo vetëm që nuk mund ta mbrojnë, por edhe e mohojnë atë

Gjyla Halili