AKTUALE

“Tash krejt do rrimë rahat, sepse…”, Bujar Osmani u reagon Kasamit dhe Mexhitit

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj postimeve të liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët paraprakisht kishin publikuar mesazhin “Rrini rahat” në prag të protestës së studentëve, përcjell Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se tashmë “krejt do rrimë rahat”, pasi sipas tij “punën e kanë marrë në dorë studentët”.

“Paskan thënë: ‘Rrini rahat.’ Jo, jo… tash krejt do rrimë rahat, sepse punën e kanë marrë në dorë studentët, pjesa më e shëndoshë, më e pastër dhe më e ndërgjegjshme e shoqërisë”, ka shkruar Osmani./ Zyrtare.net

Banner

Related posts

Sot dita e protestave, protestojnë mjekët dhe një grupë punonjësish arsimor

admin

Rina Ajdari: Tetova ka qenë dhe do të mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës

Gjyla Halili

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së Jovan Mitrevski në mbledhjen e 62-të të Komitetit për politikë sociale dhe humanitare

Gjyla Halili