AKTUALE

Qeveria me njoftim: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, nuk kemi dërguar mesazhe për kompensim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalë me njoftim në lidhje me informacionet se disa qytetarë kanë pranuar SMS porosi nga pushteti ekzekutiv, për të marrë kompensim një shumë parash.

Nga Qeveria thonë se nuk kanë dërguar SMS dhe mesazhe të tilla që ofrojnë kompensim.

“Njoftojmë opinionin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut NUK ka dërguar SMS dhe mesazhe të tjera që ofrojnë kompensim. Në rastin konkret të shfaqur në orët e kaluara (të paraqitura në fotografitë e mëposhtme) bëhet fjalë për mashtrim dhe phishing mashtrim i cili është raportuar dhe tashmë po veprohet nga shërbimet përkatëse”.

Përderisa qytetarët pranojnë ose kanë pranuar tashmë një mesazh me përmbajtje të tillë apo të ngjashme, në të cilin dërguesi është shënuar Qeveria, duhet ta konsiderojnë atë si rrejshëm dhe të mos klikojnë në lidhjet e dhëna dhe as t’u përgjigjen mesazheve që kanë pranuar”.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mesazheve të rrejshme nga numrat e telefonit dhe emailet e huaja dhe të mos japin të dhëna personale. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të dhënat e tyre personale, pra të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona identiteti i të cilëve nuk mund të vërtetohet paraprakisht”, thonë nga Qeveria.

Banner

Related posts

El Hilali shtroi iftar për kategori të ndryshme synuese

Gjyla Halili

Rama: Shqipëria do të ketë një kryeministre grua në vitin 2030

Gjyla Halili

Bexheti i përgjigjet Zeqirijait: Kush mohon gjakun e UÇK-së, është armik i lirisë dhe dinjitetit shqiptar!

Gjyla Halili