AKTUALE

Panel diskutim në Shkup kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve

Në organizim të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), sot në Shkup do të mbahet panel diskutim kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve.

Në hapjen e ngjarjes është paraparë që fjalim të mbajnë drejtori i ASHMAA-së, Zoran Trajçevski, ambasadorja e Spanjës, Veronik Hulman dhe drejtoresha e IFES në RMV, Joana Kosma.

Përfaqësues të ASHMAA-së, ESHR-së, KSHZ-së dhe KSHPK-së do të përqëndrohen në çështjet lidhur me integritetin zgjedhor në reklamimin politik në vend, ndërsa përfaqësues të trupave rregullatorë evropianë do të flasin për reklamimin politik në iniciativat e reja ligjdhënëse të Bashkimit Evropian.

Banner

Related posts

SYLEJMANI:NËN PËRKUJDESJE TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI U ORGANIZUA PROMOVIM MODEL PËR KOMBIN SHQIPTAR

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 21 gradë

admin

Studentët thirrje profesorëve: Na mbështesni në protestë

Gjyla Halili