AKTUALE

Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut feston Pavarësinë e Kosovës në Bashkinë e Qytetit

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut do të organizojë një ceremoni të veçantë në Bashkinë e Qytetit, të hënën, më 23 shkurt 2026, duke filluar nga ora 17:30.
Ngjarja organizohet me mbështetjen e ish-anëtarit të Këshillit të Qytetit, Mark Gjonaj, dhe ka për qëllim të nderojë trashëgiminë, kontributin dhe rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar dhe kosovar në qytetin e Nju Jorkut.
“Pavarësia e Kosovës është një moment historik që përfaqëson lirinë, sakrificën dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë. Është nder i veçantë që kjo ditë të shënohet në zemër të Nju Jorkut, duke reflektuar lidhjen e fortë mes komunitetit tonë dhe institucioneve amerikane,” u shpreh Mark Gjonaj.
Ceremonia do të mbledhë përfaqësues të institucioneve lokale, liderë komunitarë, diplomatë, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar nga e gjithë zona e tri-shtetëshit.
Të interesuarit për pjesëmarrje mund të konfirmojnë praninë e tyre përmes lidhjes së publikuar në bio në rrjetet sociale të organizatorëve.

Banner

Related posts

Bushi: MPB e angazhuar për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Gjyla Halili

SHA EMV: Në 24 orët e fundit janë prodhuar 14.530 MWh energji elektrike

admin

Bekteshi : Loja sapo ka filluar! “Nuk mundesh, ose edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh”

Gjyla Halili