BOTA

Gjesti i ëmbël i pilotit bëhet viral në rrjete sociale

Gjesti i ëmbël i një piloti të linjës ajrore Southwest është bërë viral në Instagram.

Videoja shfaq pilotin e quajtur Ben teksa mban në dorë vajzën e tij të vogël.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Ben. Do t’iu dërgoj në Denver sot. Më është bashkuar edhe zonjusha e vogël Ellie Rose”, tha piloti, përcjell Telegrafi.
“Ajo është vajza ime, kështu që ky është një fluturim shumë i veçantë për mua. Ky është fluturimi i parë i saj me mua si pilot”, shtoi ai duke theksuar se në bord gjendej edhe nëna e saj.

Që kur është postuar, videoja ka grumbulluar mbi 14 milionë shikime dhe ka ngjallur reagime të shumta te përdoruesit e rrjetit social.

“Ky do të jetë fluturimi më i sigurt ndonjëherë i vajzës së vogël me babain në bord”, shkroi njëri nga ta.

Banner

Related posts

Përplasja e trenave në Larisa: Si i “humbi” shefi i stacionit trenat për 16 minuta

admin

Ende asnjë marrëveshje Rusi-Koreja e Veriut për armët! Koreja e Jugut gjen “zgjidhjen” për Ukrainën

admin

Blinken shtrëngon duart me Xi Jinping: SHBA shpresoj të zërë mend!

admin