Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq
Sot në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq.
Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka deklaruar se do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet i pagesave.
Ai shtoi se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që e ka quajtur çështje urgjente.
Ndërkaq, Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, tha të premten se ftesa për Bruksel potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit, njofton Klankosova.tv.
Lidhur me takimin është deklaruar edhe Petaq Petkoviq.
Ai deklaroi se do të diskutohen të gjitha çështjet e rëndësishme për “deeskalimin e situatës, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe çështjen e dinarit”.
Ende nuk ka ndonjë agjendë se kur do të mbahen këto takime/ Klankosova.tv