AKTUALE

Osman: Jo Rusisë, jo Bjellorusisë! Për ne dielli lind në Perëndim

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani sonte në konventën e partisë për prezantimin e tij tha se një nga arsyet se ai është futur në garë është që të parandalojë ndikim rus në vendin tonë. Osmani tha se Rusia nuk është vend mik i Maqedonisë së Veriut.

“Rruga nuk është e lehtë, ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë, një nga interesat strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani gjatë fjalimit të tij në konventën promovuese ka delaruar se ai ka përvojën e duhur dhe vullnetin e plotë për të udhëhequr një rrugë drejt europës dhe për të ua lehtësuar qytetarëve tanë.

Banner

Related posts

Sela: Pa ndryshimin e Kushtetutës të mos formohet qeveri

Gjyla Halili

I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Më 12 prill prezentohet projekti i Stadiumit

Gjyla Halili

Sali: Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen evropiane

Gjyla Halili