AKTUALE

Qeveria ndërpreu marrëveshjen për fabrikën e veturave elektrike në Tetovë

Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”.

Banner

Related posts

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi në pritjen e Ambasadës Shqiptare për Ditën e Flamurit: Gëzuar e qoftë e përjetshme festa kombëtare.

Gjyla Halili

Në tubimin madhështor të BDI-së, Talat Xhaferi: Vijojmë me fitore të reja!

Gjyla Halili