AKTUALE

14 vite në NATO, SHBA: Shqipëria ka promovuar paqen dhe sigurinë

 

Ambasada Amerikane ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

 

Në një deklaratë thuhet se Shqipëria, që prej anëtarësimit ka qenë pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal. Po ashtu, SHBA vlerëson partneritetin e fortë me Shqipërinë.

 

“Shqipëria ka qenë që atëherë një pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal. Si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO. Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në deklaratë.

Banner

Related posts

Taravari tha se Mexhiti ka komunikim me Xhaferin dhe Deharin, Mexhiti: Komunikojmë me të gjithë, kjo dallon nga marrëveshja politike

Gjyla Halili

Salianji flet për herë të parë për Grida Dumën: Ajo bëri sakrificë të madhe…

Gjyla Halili

ASH cakton koordinatorët e shtabave në zonat zgjedhore

Gjyla Halili

Leave a Comment