Në moshën 65 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak, në Zvicër ka ndërruar jetë Naski Art Abdixhiku nga Tërnoci.
I ndjeri, që nga mosha e hershme merrej me kulturë duke patur dashuri të paparë për shumë zhanre të saj.
Një biografi të Abdixhikut e sjell më së miri miku i tij Zekiria Idrizi.
Postimi i Idrizit:
RIP: NDËRROI JETË MIKU IM I SHTRENJTË FAMILJAR NASKI ART ABDIXHIKU
Sot nga sulmi në zemër ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare miku im i shtrenjtë Naski Art Abdixhiku nga Tërnoci i Bujanovcit. Ai është dajë i bashkëshortes time. Me dekada ka jetuar dhe vepruar si mërgimtar në Zvicër bashk me bashkëshorten dhe 4 vajzat e tij.
Naski kishte të kryer Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Që nga jeta gjimnaziste ai mori pjesë aktivisht si aktor i talentuar në shumë shfaqje teatrale e dramaturgjike në teatrot e Prishtinës dhe Preshevës.
Qysh nga bankat e gjimnazit u mor me poezi: shkruajti dhe botoi në gazeta, revista të kohës dhe në portale të ndryshme e në rrjetin social..
Më vonë ai shfaqi edhe talentin e tij të jashtëzakonshëm edhe në artin figurativ – në pikturë. Rrjedhimisht ai organizoi edhe shumë ekspozita në disa qytete të Zvicrës, me ç’gjë bëri bujë dhe jehonë të madhe te artdashësit, të cilët treguan interesim të madh për pikturat e tij të mrekullueshme. Njëkohësisht ai tregoi talent të rrallë edhe në artin kinematografik, duke luajtur në role të ndryshme në filma të shumtë, me ç’raste pushtonte zemrat e shikuesve. Ai fillimisht aktroi në filmin ,,Romanca e Hidhur”të regjisorit Valton Ëallton Jakupi. Ishte një rol i tipit mafioz, i ashpër dhe shumë i egër si personazh. Pastaj pasuan edhe 3 filma të tjerë me të nëjtin regjisor.
Në vitin 2018 luajti në filmin ,,Inovacioni i fundit” të Burim Halitit në Kosovë. Po në vjeshtën e këtij viti ai pati rastin të luaj në një rol në serialin zvicerano – belg ,,Bulle” të Anne Delluze, ku pati rastin të jetë me divën e Hollëoodit, Claudia Cardinalen. Pastaj më 2019 në një serial tjetër zvicerano – francez në Gjenevë ,,Quartier des Banques 2” të Fulvio Bernasconit.
Në vitin 2020 e ftuan të jetë pjesë e stafit në festivalin ,,Art Ëithout Limit, International Film Festival” në Kosovë, në edicionin e parë si seleksionues i filmave për festivalin dhe njëherësh që ta bëj logon e këtij festivali.
Po ashtu, më 2021, në edicionin e dytë ai ishte pjesë e festivalit si seleksionues i filmave.
Naskin do ta përkujtojmë me mall, me konsideratë dhe pietet të lartë sa të jemi gjallë në këtë botë!
Mik, tani pusho i qetë në amshim! Varri të bëftë Dritë e qofsh në prehërin e Perëndisë!