Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi, është eliminuar të shtunën nga Big Brother VIP Albania 3.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për eksperiencën dhe situatën në formatin e famshëm televiziv.
Bukuroshja pejane u pyet pak edhe rreth jetës private, nëse është në një lidhje dashurie, siç u nënkuptua nën rreshta me një bisedë me Meritonin.
“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha zeshkania.
Arta mes tjerash theksoi: “Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës”.
E njëjta ka qëndruar për më shumë se një muaj në shtëpinë më të popullarizuar në Shqipëri.
Kabashi është pëlqyer për mënyrën se si është shfaqur si dhe për bisedat me banorët e tjerë.