AKTUALE

Komisioni Evropian nuk ka suspenduar fondet nga programi IPARD III

Sot opozita, përmes komunikatave dhe deklaratave të saj, po përpiqet të manipulojë opinionin publik. Komisioni Evropian nuk ka marrë vendim për suspendimin e fondeve nga programi IPARD III.

Në takimet me përfaqësuesit e Komisionit Evropian është paralajmëruar ndërmarrja e kontrolleve shtesë në pjesën e lëndëve tashmë të përfunduara. Pas përfundimit të verifikimeve dhe kontrolleve nga institucionet kompetente, realizimi i programit IPARD III do të vazhdojë pa asnjë pengesë.

Theksojmë se Maqedonia mbetet e përkushtuar ndaj shfrytëzimit të fondeve, gjë që dëshmohet edhe nga fakti se aktualisht, në nivel rajonal, në zbatimin e programit IPARD III kemi një shkallë shfrytëzimi prej 7,3%, që është rezultat i mirë në rajon, menjëherë pas Turqisë.

Asnjë fermer nuk do të rrezikohet sa i përket shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD III.

Republika e Maqedonisë është partner i përkushtuar në zbatimin dhe realizimin e Programit IPARD dhe për këtë arsye u bëjmë thirrje përfaqësuesve të opozitës që të përmbahen nga komentet e pabazuara dhe dezinformatat, në interes të mbrojtjes së reputacionit të shtetit përpara institucioneve ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Grubi për Ahmetin: E tretë veten për t’iu bërë dritë të tjerëve, nuk guxojmë t’ia kthejmë shpinën

admin

Ramiz Merko shpallet i pafajshëm për blerjen e veturës luksoze Audi prej 67 mijë eurosh

Gjyla Halili

Pesë kompani në garë për ta veshur policinë e RMV-së, tenderi mund të kushtojë edhe 8 milionë euro

Gjyla Halili