AKTUALE

ASHMAA dënon deklaratat e Kovaçevskit kundër gazetarëve


Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër deklaratën e kryetarit të partisë politike të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me të cilën ai akuzoi mediat se “shiten veten dhe ende e shesin veten” dhe se janë vënë në shërbim të një partie politike.

Politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat.

Etiketimi i medias, veçanërisht në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias.

Nga ASHMAA kujtojnë se është e nevojshme të respektohen standardet dhe u bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i gjuhës që diskrediton median.

Banner

Related posts

Forumi Shqiptarë:”Zhvillimi është detyra dhe qëllimi ynë,rruga Dheu i Zi-Shipshanik-Dushiq-Vuksanlekaj prioritet i mandatit 2023-2027″

admin

Rina Ajdari: Mesazhet e Mark Rutte rikonfirmojnë pozitën e vendit në North Atlantic Treaty Organization dhe perspektivën drejt Bashkimi Evropian

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi ka takuar mbi tre mijë qytetarë, po i demaskon kamuflimet e udhëheqësisë së komunës në dështimin e katër vjeçar

Gjyla Halili