AKTUALE

ESHR: Agjencia për Konfiskimin e Pronës ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë

Janë zbuluar shkelje serioze në menaxhimin e pasurisë së konfiskuar dhe parave të fituara nga shitja e pasurisë së konfiskuar, njoftoi Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Revizorët kanë zbuluar se Agjencia për konfiskimin e Pronës nuk ka bërë kontroll të brendshëm të duhur, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 455 milionë denarë. Janë analizuar gjithashtu raportet fiskale, në të cilat është konstatuar dobësi në menaxhim dhe transparencë. Sipas të dhënave nga viti 2011 deri në vitin 2024, nga të ardhurat e përgjithshme nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe pasurisë të patundshme janë deklaruar vetëm 1650 miliardë denarë, ndërsa janë paguar vetëm 1205 miliardë denarë, 455 milionë denarë nuk janë paguar në buxhetin e shtetit. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Taravari u takua me ambasadorin hungarez Klajn

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN

Gjyla Halili

Macron sërish refuzon të përjashtojë operacionet tokësore perëndimore në Ukrainë ‘në një moment’

Gjyla Halili