AKTUALE

Gashi: Jemi në prag të procesit historik, ata që e duan ndryshimin tashmë kanë adresë

Bashkimi i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka pastruar të gjitha dilemat dhe tashmë dihet se për çfarë votohet më 8 maj – për ndryshimin apo për status kuo-në. Kështu tha kreu i Alternativës Afrim Gashi në takimin e kësaj partie me qytetarët e Kumanovës.

“Ata që duan status quo e votojnë BDi-në, ndërsa ata që duan ndryshimin votojnë kampin opozitar. Secili qytetar, shqiptar në këtë vend, e tangon politika. Andaj secili, jo vetëm ne të Aternativës por secili shqiptar që e don ndryshimin duhet me 24 prill e pastaj më 8 të rrethojë numrin e ndryshimit, të koalicionit tonë opozitar, që përfundimisht ta sjellim ndryshimin”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Zgjedhjet e 8 majit, Gashi i cilësoi si proces historik që do të hapin një kapitull të ri për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Vërtetë jemi duke hyrë në një fazë shumë të rëndësishme, jemi në prag të një procesi historik. Zgjedhjet e 8 majit, paraprakisht të 24 prillit, janë një momentum ku skena politike, historia e shqiptarëve në Maqedoni, mund të mbyll një kapitull dhe të hapë një të ri. Për neve kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi që qeverisjen 22-vjeçare të një partie e kemi parë”, tha Gashi.

Ai përkujtoi se gjatë qeverisjes 22-vjeçare të BDI-së, ka vazhduar trendi i largimeve masive nga vendlindja, ndërsa tha se sfidë për qeverisjen e re të Lidhjes Europiane për Ndryshim do të jetë krijimi i kushteve të mira në vendin tone, që djemtë dhe vajzat e reja të shkollohen, punojnë e jetojnë këtu.

Related posts

Ali Ahmeti: Sulmi ndaj Grubit është sulm ndaj BDI-së

admin

Kuvendi ka mbështetur procedurën e shkurtuar për ndryshime ligjore për prolongimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Gjyla Halili

Në Tetovë regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të shënimit të ditës së NATO-s

Gjyla Halili