AKTUALE

Ademi: Fokusi i BDI-së është fronti pro evropian, ne kemi disa vija të kuqe që duhen respektuar

I ftuar në emisionin “Real Story” kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi u shpreh se BDI-ja dhe shqiptarët do të mbështesin forcat proevropiane në zgjedhjet e ardhshme dhe do të kërkojnë respektimin e marrëveshjeve të Ohrit, Prespës dhe fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

“Kemi kohë që BDI-ja dhe shqiptarët janë të fokusuar, pro frontit evropian dhe pro forcave progresive evropiane që të shënojë fitore, që ta mbajë Maqedoninë e Veriut në binarët e perëndimit dhe mos të lejojë që të rrëshqasë dhe të marrë ndonjë kurs tjetër pro Moskës dhe lindjes në përgjithësi. BDI ka linja të kuqe, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në Maqedoni, duhet që t’u përmbahen atyre vijaveqë janë respektimi i marrëveshjes së Ohrit, respektimi i Marrëveshjes së Prespës. Më të cilën u ndryshua emri i vendit, është repetimi i marrëveshjes për fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Këto janë vijat e kuqe të BDI-së dhe ne nuk do të hymë në një lloj bashkëpunimi me parti, të cilat nuk respektojnë këto postulate”, tha Ademi.

Banner

Related posts

Grubi: Unë dhe Taravari jemi sulmuar nga VMRO-DPMNE për shkak se ua prishëm matematikat

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Grubi: BDI është e të gjithëve, vetëm të bashkuar trasojmë rrugën e idealeve të kryetarit Ali Ahmeti

admin