AKTUALE

Studentët në privat kërkojnë transport falas

Transporti publik falas në Shkup vazhdon t’u mohohet studentëve të Universiteteve private. Ata thonë se ndjehen të diskriminuar dhe jo të barabartë me kolegët e universiteteve shtetërore të cilët për fat të mirë e gëzojnë këtë të drejtë. Sipas studentit, Eren Ali mungesa e transportit publik falas përveç shpenzimeve të dyfishuara kufizon studentët të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme. Për këtë mungesë, studentët fajësojnë Qytetin e Shkupit, pasi sipas Ali, Arsovska kishte dhënë një premtim të tillë fushatën parazgjedhore,

“Është vetëm nji manipulim me studentët edhe akoma nuk është bërë në atë drejtim asgjë. Ne sigurisht shpenzojmë më tepër, na cungohet buxheti jonë si studentë. Poashtu jemi të diskriminuar sepse edhe ne jemi qytetarë të këtij vendi, taksapagues e kështu me radhë. Jemi të diskriminuar, dyfish të cunguar në buxhet për arsye të trasportit publilk edhe poashtu nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit nuk ka ndonjë lëvizje edhe pse krejt kjo kë ndodhur si rezultat I fushatës së saj duke bërë thirje se do ta bëj të lirë transportin publik”, tha Eren Ali, student.

Nga Qyteti I Shkupit nuk u përgjigjën në pyetjet e Alsat lidhur me këtë problematikë. Ndërsa, nga Ndërmarja Qarkulluese Publike kohë më parë u përgjigjen se institucioni i tyre vepron sipas vendimit qeveritar dhe të qytetit të Shkupit të vitit 2015.

Ndërkohë që studentët e universiteteve private ballafaqohen me këtë mungesë, nxënësit e shkollave të mesme private tashmë e tajkaluan këtë problematikë. Me nismë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Gjykata Kushtetuese vendosi që transportin publik falas ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme private. Nga UNSHM-ja thanë se vijon procedura e furnizimit të nxënësve me bileta autobusi.Zhurnal.mk

Related posts

Nënshkrimet për President,deri më tani 13 kandidatë

Gjyla Halili

Bekteshi : Loja sapo ka filluar! “Nuk mundesh, ose edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh”

Gjyla Halili

“Mungesë disipline”! Miletiçi e pranon se ka larguar nga puna 10 shqiptarë!

Gjyla Halili