AKTUALE

Faton Ahmeti pas emërimit Kryeministër të Talat Xhaferit: Shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor




Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, subjekt politik nga i cili doli kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka theksuar se shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor.

Është momenti kur do të dëshmohet që shqiptarët dinë të udhëheqin me ndershmëri dhe përgjegjësi shtetin e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë në fb:


Ajo që deri dje dukej ëndërr e parealizueshme, sot po bëhet realitet dhe shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor në Maqedoninë e Veriut.

Është momenti kur do të dëshmohet që shqiptarët dinë të udhëheqin me ndershmëri dhe përgjegjësi shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi nga sot, do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Të priftë e mbara kryeministër, paç shëndetin dhe sukseset në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Bashkë, dalshim faqebardhë!

Banner

Related posts

BDI konfirmon listat për deputetë dhe mbështetjen për Frontin Europian e kandidaturën e Osmanit për president

Gjyla Halili

Rënie e qarkullimit në tregtinë me pakicë të karburanteve për automobila

Gjyla Halili

Medai Shaholli: Adnani i VREDI-t bën shqiponjën në tubim!

Gjyla Halili