AKTUALEBOTA

Mark Nikolle Pjetrushi Lulgjuraj,Humanisti që djersën e vet po ja dhuron Malësisë dhe popullit te Saj

Dashuria që të kënaq shpirtin- është dashuria për vendlindje dhe popull te vet

Nje shok me propozoj që të dalim një pasdite me familje në Selisht. Pak si i habitur e pyeta shokun :” Çfarë të bëjmë atje”? Mu pergjegj: ” Kam degjuar që një gyrbetqar i asaj ane, në shenjë respekti e dashurie për vendlindjen e Tij dhe të parëve të vet ka rregulluar një park të mrrekullueshëm”!….
Kaluam rrugën malore, për të arritur në Parkun e Selishtit. Para parkut hasëm shtepia tipike malsore, të rindërtuara nga bijtë e këtij fshati. Në njërën nga ato shtepi krenar valonte Flamuri shqiptar. U njoftuam që kjo shtëpi ishte rindërtuar nga Mark Lulgjuraj për dashuri ndaj gjyshit dhe babait të Tij… Hasëm edhe varrezat e të parëve të këtij fshati, të cilat ishin mirëmbajtur edhe këto nga i po njëjti Mark, në mënyrë shëmbullore… Arritëm në park, ishte një mrekulli e vertet , në të pushonin sytë dhe era e e ketyre maleve mbushte mushkerinjte me ajër të pastër. Femijet tonë filluan të vrapojnë dhe të magjepsen me bukuritë që na rrethonin… Mbas do kohe, mblodhëm fëmijët, dhe shoku im filloj tu tregoj se në këto male dikur kishin jetuar burra që për komb e atdhe, ndër e mikpritje, besë e burrni ishin nderuar në krejt Malesi. Por këto cilësi u janë trashihuar edhe pasardhësve të Tyre kudo që janë shpernda…..
Para se të niseshim një grua malsore e shtyrë në moshë, na u ofrua dhe na tha; :” Ju solla disa fiq të thatë per këta femije, kenaquni në këtë park, të cilin për vend pushimi e argëtimi për gjithë Malësinë e ka ndërtuar Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj. Pastë bekimet e Zotit se çdo familje të këtyre fshatrave tona malore e ka ndihmuar në çdo mënyrë…”

Mark Nikolle Pjetri Lugjuraj është lindur në Tuz. Është bir i Selishit. Sikurse shumë malsor ka marr rrugën e gyrbetit dhe është vendosur ne Detroit te Amerikës. Atje me djersë e pune ka ndërtuar një familje dhe jetese shembullore…
Por dashurinë për Malësi dhe popull të Saj e ka mbajtur në zemer. Çdo gezim, çdo ëndërr e ka lidh me përparimin e Malësisë. Dekaden e fundit është i pari që i përgjigjet dhe ndihmon çdo iniciativë humane, manifestim kulturor, persona në nevojë, aktivitete historike. Në kohën e Pandemise me Covid ndihmoj qindra familje malsore, ndihmoj Komunen e Tuzit, ndihmoj nxënës e student, invalid e njerez në nevoj.
Para disa kohe Marku ndërtojë në Selishte Parkun ( me vlerë mbi 100.000 euro) me qëllim që të jetë vend bashkimi i të gjithë banorëve të Malesise, vend ku do të pushohet me panoramë piktoreske, vend ku do të buçes kënga në gjuhën shqipe, vend ku do të kremtohen ngjarje historike nacionale, vend ku do të mblidhen intelektual, artiste, poet, shkrimtar.
Marku, megjithëse një jetë të kaluar në mërgim, Malesine e ka ne zemër. Dashuria për Malesi dhe popull të saj ja kënaq shpirtin.Bile kujtimi i Saj e kënaq më së shumti. Shpesh e viziton. Dhe kënaqet kur mund ta ndihmoj. Kënaqet zemra dhe shpirti i Tij human dhe kenaq Malesine dhe at qe ka nevoj në Malesi….

Related posts

Shoqata alpiniste ” Nivishta” Reka e Epërme realizuan aktivitetin e radhë në relacionin F. Korit- Tauli

Gjyla Halili

Fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

admin

Fronti Europian/ Hoxha: As Mickoski as mentorët e tij në linjën Beograd-Moskë, por as vasalët e tij nuk mund ta gjunjëzojnë Frontin Europian

Gjyla Halili