AKTUALE

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, kujton Masakrën e Reçakut

Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka kujtuar një nga ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme të historisë së popullit shqiptar.

Shabani theksoi se Reçaku mbetet një plagë e hapur që nuk shërohet kurrë, një kujtesë kolektive që nuk shuhet dhe një krim që nuk mund të harrohet e as të falet.

Ai u shpreh se sakrifica e viktimave të pafajshme është themel i lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.

“Lavdi dhe nderim i përjetshëm për ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Reçaku nuk harrohet dhe nuk falet,” deklaroi kryetari Shabani.

Ai bëri thirrje që e vërteta historike të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi, në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Banner

Related posts

Ministri Osmani i bën thirrje presidentit Pendarovskit që të thirr Këshillin e Sigurisë

Gjyla Halili

Vijon pagesa e ndihmës sociale dhe fëmijërore

admin

“Kujtesa Bajrami – Me zemër për Tetovën, me guxim për të ardhmen!”

Gjyla Halili