AKTUALEBOTA

Vatra telegram urimi Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra uron përzemërsisht z.Talat Xhaferri në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një ditë historike për shqiptarët në Maqedoni e trojet etnike. Karriera e gjatë politike, eksperienca institucionale e shtetformuese dhe profili i një politikani të arrirë do ta bëjnë të suksesshëm dhe krenar për shqiptarët qeverisjen e z.Xhaferri.
Vatra vlerëson me konsideratë dhe i shpreh mirënjohjen faktorit politik dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin e suksesshëm dhe rolin deçiziv në faktorizimin gjithnjë e më tepër të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra do ta mbështesë me të gjitha mjetet dhe kapacitetet qeverinë e Kryeministrit Z.Talat Xhaferri.
Me respekt dhe gëzim
Kryetari i Vatrës
z.Elmi Berisha

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe janë vëllezër në krim dhe korrupsion, së bashku organizonin tendera, ndërsa njerëzit vuanin dhe vdisnin

Gjyla Halili

Viktor Isjanovski zgjidhet kryetar i Odës së ekspertëve

Gjyla Halili

SHBA demonstron fuqinë ushtarake pas tubimeve anti-amerikane në Korenë e Veriut

admin