AKTUALEBOTA

Vatra telegram urimi Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra uron përzemërsisht z.Talat Xhaferri në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një ditë historike për shqiptarët në Maqedoni e trojet etnike. Karriera e gjatë politike, eksperienca institucionale e shtetformuese dhe profili i një politikani të arrirë do ta bëjnë të suksesshëm dhe krenar për shqiptarët qeverisjen e z.Xhaferri.
Vatra vlerëson me konsideratë dhe i shpreh mirënjohjen faktorit politik dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin e suksesshëm dhe rolin deçiziv në faktorizimin gjithnjë e më tepër të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra do ta mbështesë me të gjitha mjetet dhe kapacitetet qeverinë e Kryeministrit Z.Talat Xhaferri.
Me respekt dhe gëzim
Kryetari i Vatrës
z.Elmi Berisha

Banner

Related posts

Filipçe: Qeveria nuk është stabile

Gjyla Halili

Trazirat në VLEN, Mickoski pritet të takoj partnerët shqiptarë në Qeveri

Gjyla Halili

Taipi dhe Neziri bashkë për një Teracë më të bashkuar më afër qytetarit

Gjyla Halili