AKTUALE

Dauti: Nuk pranojmë urdhëra nga kryeministri, ai le të urdhërojë VLEN-in!

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti edhe një herë ka shprehur refuzimin për të thirrur mbledhje ku do të diskutohej për të ashtuquajturin Ligji i Branitellave. Ajo ka reaguar pasi edhe sot kryeministri Mickoski ka bërë thirrje për zhbllokimin e procedurës parlamentare për këtë çështje.

Urdhëra nuk pranojmë nga askush. Urdhërëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona. Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri. Është e kundërta, Kuvendi mund t’u jap urdhëra funksionarëve qeveritarë. Po e përsëris, për sa kohë nuk ofrohet zgjidhje e përgjithshme që trajton palët në mënyrë të barabartë, nuk do ta vendos atë pikë në rend dite. Pra, urdhëra te ne jo, ruajini për te VLEN”, ka shkruar Ilire Dauti. /SHENJA/

Banner

Related posts

Përshpejtim gradual të rritjes ekonomike dhe inflacionit mesatar prej 3,5 për qind, parasheh Banka Popullore

Gjyla Halili

Largohet edhe një zv.ministre nga Qeveria Kurti

admin

Mickovski prezantoi bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së, mbetet të caktohet vetëm bartësi në Njësinë numër 5

Gjyla Halili