AKTUALEKOSOVË

Lladrovci vlerëson arritjet e Dr. Ibadete Bytyqit dhe Qëndrim Thaçit: Faleminderit që na bëni krenarë!




Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë arritjet e dy qytetarëve nga komuna e Drenasit, të kardiologes Dr. Ibadete Bytyçi dhe të Qëndrim Gashit, për lansimin e makinës së re në Torino, si suksese që e bëjnë krenar atë dhe qytetarët e komunës.


Postimi i Lladrovcit në fb:


Lajme të mira për dy qytetarë me sukses global nga komuna e Drenasit!


Lajme të mira për dy qytetarë me sukses global nga komuna e Drenasit!
Dr. Ibadete Bytyçi, shkencëtare e njohur në nivel ndërkombëtar, është emëruar profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.
Shkencëtarja, kardiologe, është e renditur në mesin e 3% të shkencëtarëve të botës për citime sipas “AD Scientific Index”, me rreth 14,500 citime në google scholar dhe mbi 8,500 në platformën Scopus.
Suksese të mëtejme dhe faleminderit Dr. Ibadete që na bën krenarë!
Në Torino, në zemrën e industrisë së automobilizmit global, Qëndrim Thaçi ka promovuar Makinën e re, prodhim të kompanisë së tij, “Arrera Automobili”, me emrin domethënës: ILLYRIAN TSX.
Suksese të mëtejme dhe faleminderit Qëndrim që na bën krenarë!

Banner

Related posts

Gir: Nuk ka tolerancë për korrupsionin, duhet të ndryshohet sistemi

admin

Osmani: Koha e dominimit të një kombi, mbi të tjerët, ka mbaruar

Gjyla Halili

Ahmeti: Mirëpres vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Shkup, mbështes arritjen e një marrëveshje finale

admin