AKTUALE

Kasami: Tetova, kryeqyteti i çiklizmit më 6 shtator

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se më 6 shtator në qytet do të zhvillohen Kampionati Shtetëror në Ngjitje Malore dhe një garë ndërkombëtare e çiklizmit. Ai tha se për herë të parë Komuna e Tetovës dhe Federata e Çiklizmit e Maqedonisë së Veriut po e sjellin këtë ngjarje sportive në qytet.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë së Veriut, Emil Cvetanov, dhe kryetarin e Klubit të Çiklizmit “Phoenix Cycling Team”, Senad Idrizi. Biseduam për përgatitjet e Kampionatit Shtetëror në Ngjitje Malore dhe të garës ndërkombëtare të çiklizmit, të cilat do të mbahen më 6 shtator 2026 në Tetovë.

Për herë të parë, Komuna e Tetovës dhe Federata e Çiklizmit e Maqedonisë së Veriut po e sjellin këtë ngjarje të madhe sportive në qytetin tonë.

Tetova po bëhet qendër e ngjarjeve të rëndësishme, sepse ne nuk presim që mundësitë të vijnë vetë, por punojmë dhe i krijojmë ato.

Më 6 shtator, malet tona do të bëhen arenë gare, ndërsa Tetova do të dëshmojë se ka bukurinë, mikpritjen dhe fuqinë për të organizuar ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare”, deklaroi Kasami.

Banner

Related posts

Dita e parë si kryeministër, Xhaferi: “Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim”

Gjyla Halili

Artisti italian realizon autoportretin më të madh në botë të Pikasos me traktor

admin

Mjetet e ndara për Teatrin e Tetovës! Lutkov dhe Sulejmani me qëndrime të kundërta

Gjyla Halili