BOTA

Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative ndaj Putinit

Banner

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se nuk pajtohet me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin.

Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk i gjej të sakta këto qasje, sepse Rusia nuk është një vend çfarëdo“- i tha Erdogan transmetuesit turk.

Udhëheqësi turk vlerësoi gjithashtu Moskën si një lider botëror.

“Për sa i përket prodhimit të grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë tani. Kështu që, nuk mund të shpërfillësh një vend si ky“- tha ai.

Anëtari i NATO-s, Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe zoti Erdogan gëzon një marrëdhënie të ngushtë personale me Vladimir Putin.


Top Channel

Banner

Related posts

Ekuador/ Lideri i vrarë i kartelit u varros me dhjetëra armë “për ta mbrojtur atë në jetën e përtejme”

admin

Pesë vite nga sulmi me pesë viktima në Capital Gazette: La gjurmë të përjetshme te gazetarët

admin

Drama që lënë pas zjarret, njerëzit kanë humbur çdo gjë në periferi të Athinës

admin

Leave a Comment