BOTA

Biden njofton nesër paketën e fundit të ndihmës amerikane për Ukrainën

Presidenti Biden do të shpallë nesër një paketë të re ndihme, më e fundit sa iu përket ndihmave ushtarake për Ukrainën. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

Paketa do të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për të ndihmuar Kievin përpara një dimri të ashpër, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Raketat ATACMS “nuk janë hequr nga tavolina”, tha ai, por nuk konfirmoi përfshirjen e tyre në këtë valë të fundit të mbështetjes për Kievin. 

Vlera dhe shtrirja e plotë e paketës nuk janë vënë ende në dispozicion. 


Top Channel

Banner

Related posts

“Nuk ka asgjë për të thënë”/ Zelensky për rrëzimin e avionit që vrau Prigozhin: Gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit

admin

Piloti që lëshoi drogat në fshatin francez interceptohet nga gjuajtësit ushtarakë (fotot)

admin

Indi i hequr nga gjoksi i Bidenit ishte kanceroz

admin

Leave a Comment