BOTA

Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative ndaj Putinit

Presidenti turk Tajip Erdogan tha se nuk pajtohet me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin.

“Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk i gjej të sakta këto qasje, sepse Rusia nuk është një vend çfarëdo“- i tha Erdogan transmetuesit turk.

Udhëheqësi turk vlerësoi gjithashtu Moskën si një lider botëror.

“Për sa i përket prodhimit të grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë tani. Kështu që, nuk mund të shpërfillësh një vend si ky“- tha ai.

Anëtari i NATO-s, Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe zoti Erdogan gëzon një marrëdhënie të ngushtë personale me Vladimir Putin.


Top Channel

Banner

Related posts

Zjarret në Spanjë u afrohen zonave të banuara, evakuohen banorët 

admin

Armiqtë e Putin që si Prigozhin kanë vdekur ose janë helmuar në rrethana misterioze

admin

Rusia nënshkruan marrëveshje ndihme ushtarake me 40 vende afrikane (fotot)

admin

Leave a Comment