AKTUALE

Osmani flet me Blinkenin për stabilitetin në rajon

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të mërkurën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani ka njoftuar se në takimin me Blinkenin kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit e stabilitetin rajonal.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani më tej ka deklaruar se lidhje me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

Banner

Related posts

Shpërthimi i gripit dhe rekomandimet për mbrojtje

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Historia ka dëshmuar që kur janë shqiptarët bashkë, s’ka fuqi që i mposht

Gjyla Halili

Magjistri i ekonomisë Milaim Abduraimi nga Çegrani i bashkohet LD-së së Izet Mexhitit

Gjyla Halili

Leave a Comment