AKTUALE

VMRO-DPMNE: Filipçe po vazhdon politikën e Zaevit në raport me Bullgarinë

VMRO-DPMNE ka akuzuar kryetarin e LSDM, Venko Filipçe, se po vazhdon “politikën antishtetërore” të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Nga VMRO-DPMNE thonë se me pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, Zaev kishte nisur “fshirjen e termit maqedonas”, ndërsa sipas tyre Filipçe tani është i gatshëm të pranojë termin “veri-maqedonas”, të cilin partia në pushtet e konsideron ofendues për maqedonasit. Në kumtesë thuhet se LSDM dhe Filipçe nuk kanë problem me përdorimin e këtij termi nga vendet fqinje, madje, sipas VMRO-DPMNE-së, e konsiderojnë atë si sukses politik.

Partia në pushtet më tej akuzon Filipçen se po ndjek politika që janë në interes të autoriteteve bullgare dhe e krahason atë me ish-kryeministrin Zaev në raport me Sofjen zyrtare. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM nuk reagon ndaj qëndrimeve të Bullgarisë lidhur me mohimin e identitetit maqedonas, historisë dhe gjuhës maqedonase, ndërsa njëkohësisht kërkon zbatimin urgjent të ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e integrimit evropian. Në reagim thuhet gjithashtu se kërkesat për ndryshimet kushtetuese janë vetëm hapi i parë i kërkesave që vijnë nga Bullgaria dhe se për këtë arsye nevojitet konsensus nacional për çështjet kyçe shtetërore.

VMRO-DPMNE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë garanci të qarta se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se integrimi evropian duhet të realizohet “me dinjitet dhe pa lëshime identitare”. Partia gjithashtu i bëri thirrje Filipçes që “të mbrojë interesat maqedonase dhe të mos veprojë si lobist i agjendës bullgare”.

Banner

Related posts

Fraksioni BDI: Me këtë qasje përçarëse epilogu në Kumanovë ishte kasaphane me të vrarë, të plagosur dhe të burgosur!

admin

AZEM SYLA VENDOS PLLAKË PËRKUJTIMORE NË NDER TË ISAM DHE HUMA AHMETIT NË ZAJAZ, KU KA QËNDRUAR ILEGALISHT

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Gjykata Administrative të mos bëhet aktore e marrëveshjeve politike

Gjyla Halili