AKTUALE

Osmani flet me Blinkenin për stabilitetin në rajon

Presidentja Vjosa Osmani është takuar të mërkurën me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Osmani ka njoftuar se në takimin me Blinkenin kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit e stabilitetin rajonal.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani më tej ka deklaruar se lidhje me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

Banner

Related posts

23 tetori, e mërkurë, ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Moti në Maqedoninë e Veriut, me diell me temperaturë deri 22 gradë

admin

Kasami shpalos bartësit në zonën 1, 2, 5 dhe 6

Gjyla Halili

Leave a Comment