AKTUALE

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se autobusët e Trafikut Urban do të pajisen me Wi-fi.

Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur se kjo do të ndodh shumë shpejt.

Ai gjithashtu ka theksuar se udhëtarët që përdorin autobusët e Trafikut Urban, do të mund ta bëjnë pagesën e biletës edhe përmes SMS.

“Shumë shpejt autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të pajisen me wi-fi. Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Banner

Related posts

REVOLTA MË 6 PRILL! Studentët çohen në protestë!

Gjyla Halili

Hapet thirrja për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së 2024 për gazetarë në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Kjo qeveri po zhbën gjithçka shqiptare

Gjyla Halili

Leave a Comment