AKTUALE

Ish-ambasadori Delawie iu bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se në këtë mënyrë ato kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan.

“Është padyshim koha që Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia ta njohin realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe të kontribuojnë për paqen e qëndrueshme në Ballkan”, ka shkruar Delawie, teksa ka shpërndarë një shkrim të kolumnistit dhe asistentit kërkimor nga Spanja, Juan García-Nieto, ku flet për Kosovën dhe domosdoshmëri e njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.

Në shkrimin e tij, García-Nieto ka thënë se refuzimi me kokëfortësi që Kosova të njihet edhe nga 5-shja e BE-së, dëmton politikën e jashtme të BE-së në Ballkan dhe perspektivën e Kosovës për shtetësi. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Aksident fatal në rrugën Manastir-Kërçovë, vdes 25-vjeçarja

admin

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS NË DOKUMENTIN E PARË PUBLIK MË 14 MARS 2001, TË BRIGADËS 112  “MUJDIN ALIU” TË USHTRISË ÇLIRIMTARE  KOMBËTARE

Gjyla Halili

Raporti i IKS: Narrativa të dëmshme politike tek 10 parti politike dhe liderët e tyre, 11 media onlajn dhe 9 televizione

Gjyla Halili

Leave a Comment