Vëzhguesit e yjeve kanë “natën e tyre” sonte pasi hëna më e madhe dhe më e ndritshme e vitit do të jetë e dukshme të mërkurën dhe të enjten nga e gjithë bota.
Por çfarë është kjo ngjarje e rrallë qiellore, përkatësisht çfarë është një “Super-Hëna blu”?
Termi “superhëna” u krijua në vitin 1979 nga astrologu Richard Nolle për t’iu referuar pikës kur hëna e plotë është në pikën më të afërt të orbitës së saj rreth Tokës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Orbita e Hënës është eliptike pasi ndjek një kurs oval rreth Tokës, që do të thotë se është gjithnjë e më larg Tokës në periudha të ndryshme.
Dhe këtë herë, do të jetë Hëna e plotë më e afërt e vitit, vetëm 357,344 kilometra (222,043 milje) larg.
Kjo është më shumë se 160 kilometra (100 milje) më afër se superhëna e 1 gushtit.
Meqenëse kjo është hëna e dytë e plotë në gusht, ajo bëhet një hënë blu, pasi ky është termi që përdoret kur mund të shohim hënën e plotë dy herë në një muaj të vetëm.
Sipas NASA-s, “rritja e dukshme e madhësisë është 14 për qind”.
Për shkak se do të jetë afër nesh në orbitën e tij, do të duket gjithashtu më i ndritshme se zakonisht.
Sipas NASA-s, ora e pikut do të jetë në orën 03:36 të enjten (sipas kohës në Kosovë).
Hëna do të jetë e dukshme kudo, dhe nëse e lejon moti, vëzhguesit nuk do të kenë nevojë për dylbi apo teleskopë – “vetëm sytë e tyre”, sipas Gianluca Masi, themelues i Projektit Virtual Telescope.
Megjithatë, NASA rekomandon përdorimin e dylbive ose një teleskopi për të parë më shumë strukturën e hënës.
Siç bëhet e ditur më tej, hëna e mëparshme super blu ndodhi në dhjetor të vitit 2009 dhe nuk do të ketë një tjetër Super-Hënë blu deri në vitin 2037.