AKTUALE

Në VK Tabanoc pritet rreth 30 minuta

Komunikacioni në rrugët evendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur.

Vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe salje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Kasami flet me gjuhën e VMRO DPMNE-së

Gjyla Halili

Vlasov Sulaj sjell “EPOS” në ABF-Toronto 2026 — një rrëfim vizual mes dokumentarit dhe abstraktes

Gjyla Halili

Dialog social në Kumanovë, rritjen e interesimit për shkollat profesionale

admin