AKTUALEKOSOVË

Escobar në Kosovë pritet nga Osmani, nesër takimi me Albin Kurtin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në Presidencën e Kosovës dhe është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Në takimin Osmani – Escobar i pranishëm është edhe ambasadori Jeffrey Hovenier. Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Ndërkohë, Escobar takimin me Kurtin e ka në agjendë për të enjten. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Escobar  vjen në Prishtinë me mesazhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe, siç ka thënë, për të ripërsëritur obligimet që ka Kosova karshi marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Siç është paralajmëruar gjatë takimeve që Escobar do t’i zhvillojë në Kosovë temë do të jetë edhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb, për pagesa dhe transaksione të tjera në Kosovë si dhe dialogu Kosovë- Serbi.

I dërguari amerikan përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, njoftojnë mediat.

Ai, të martën me një takim online me gazetarë, foli për partneritetin mes SHBA-së dhe Kosovës. Escobar ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun dhe e ka cilësuar dialogun në një “moment kritik”.

“I inkurajoj të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura, sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, theksoi tutje Escobar. I dërguari amerikan, tha se “Kosova duke injoruar dialogun po injoron partnerët evropianë”.

Related posts

Abazoviq thotë se ndjehet i lumtur me ardhjen e tij në Prishtinë

admin

Deputetja Ajdari demanton fuqishëm mashtrimet e opozitës shqiptare të veshur me pushtet

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Anëtarësimi në NATO na ka vendosur nën mbojtje të një prej prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë

Gjyla Halili