BOTA

Rezidentëve të moshuar u ofrohen pushime falas për 3 ditët e karnavalit të Londrës (fotot)

Rezidentëve të moshuar që banojnë në rrugët e karnavalit të Notting Hill në qendër të Londrës, po u ofrohet një fundjavë e gjatë në bregdetin anglez për t’iu shmangur zhurmave të mundshme të festimeve.

Skema ka shkaktuar reagime të përziera në rrjetet sociale edhe pse të rinjtë kanë shprehur më shumë mbështetje.

Iniciativa e zonave administrative të Kensington e Chelsea u jep rezidentëve më të moshuar mundësinë për t’u larguar nga “zhurma e rrëmuja” e festivalit tre ditor në Londër që nis të shtunën.

Pjesëmarrësve u jepet kështu mundësi e një qëndrimi në një hotel në qytetin piktoresk të Eastbourne, në bregdetin lindor të vendit, nga e shtuna deri të enjten.

Por një koment në rrjetin X, më parë Twitter, i cili kritikonte skemën – që vijon prej rreth 20 vjetësh, kishte marrë më shumë se 2000 pëlqime.

Postuesi shkruante: “Që kur kam mësuar për këtë skemë jam i shtangur. Keni para për të dhënë cdo vit për karnivalet por jo për viktima të tragjedive si zjarri në Grenfell?”

Komentuesi i referohej ngjarjes se rende ne te njëjtën zone ku dhjetra njerëz humben jetën ne 2017.

Një numër i mbështetësve të skemës thoshte se ka kuptim që më të vjetërve t’u jepet shansi t’i largohen karnivalit.

Në faqen e internetit të minibashkisë thuhej: “Rezidentët do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt një hoteli në Eastbourne të shtunë më 26 gusht dhe të shijojnë tre netë në hotel para se të kthehen të martën e 29 gushtit, kur karnivali të ketë mbaruar dhe bashkia të ketë kryer pastrimet. Nxitoni të siguroni vendin tuaj”.

Zyrtarët thanë se fondi skemës është 31,000, paundë, duke përfshirë dhe kujdestarë për 41 të moshuarit ose të rriturit me dobësi. Zona në fjalë konsiderohet e pasur dhe me shumë gjasa jo shumë vetë pritet të marrin pjesë.

Zhvillimi vjen në një kohë kur bashkia e Kensington e Chelsea përballet me kritika për dëmshpërblimet dhe strehimin e viktimave të tragjedisë me qindra viktima të zjarrin në kullën rezidenciale Grenfell në vitin 2017.