BOTA

Merr flakë autobusi me dasmorë në Indi, të paktën 25 të vdekur 

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus që transportonte dasmorë shpërtheu në flakë pasi u përplas në shtetin perëndimor të Indisë, Maharashtra, të shtunën.

Baburao Mahamuni, Zëvendës Mbikëqyrësi i Policisë në Buldhana, tha se incidenti kishte ndodhur në autostradën Samruddhi Mahamarg, raportoi CNN.

Mahamuni tha se të plagosurit po dërgoheshin në Spitalin Civil të Buldhanës.

Policia beson se autobusi u rrëzua për shkak të shiut rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale të së shtunës, teksa po shkonte nga Yavatmal në Pune dhe rezervuari i tij me naftë më pas mori flakë.

News 18 përktheu një postim në Twitter nga kryeministri i Maharashtrës, Eknath Shinde, në të cilin ai shprehte ngushëllime dhe ofroi kompensim për të afërmit e të ndjerit.

“Kryeministri Eknath Shinde ka shprehur pikëllimin e thellë për aksidentin e tmerrshëm të një autobusi privat në autostradën Samruddhi pranë Sindkhedaraja në rrethin Buldhana”, thuhet në Twitter.

Ai tha se Fondi i Ndihmës së Kryeministrit do të sigurojë rreth 6,000 dollarë për familjet e çdo personi të vrarë “në këtë incident fatkeq”.


Top Channel

Banner

Related posts

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim, Navalny njihet sot me vendimin e gjykatës

admin

Si kurrë më parë! Putin shfaqet publikisht pas rebelimit të Wagner, përpjekje të dëshpëruara për të rifituar imazhin

admin

Po ngjiste Malin e Bardhë, alpinisti izraelit rrëzohet për vdekje në Alpet Franceze

admin

Leave a Comment