SPORT

Al-Ahli pranë marrëveshjes për mesfushorin

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ahli ka kontaktuar drejtuesit e Atleticos së Madridit, për transferimin në Saudi pro League të mesfushorit argjentinas, Rodrigo de Paul.

Klubi saudit kërkon prej kohësh një mesfushor të niveleve të larta që të konkurrojë me  Al-Hilal, Al-Nassr dhe Al-Ittihad.

Al-Ahli më herët ishte në ndjekje të mesfushorit të Napolit, Piotr Zielinski, por polaku refuzoi të transferohej në ligën arabe. Kjo ka bërë që klubi saudit të hedhë sytë nga De Paul.

29-vjeçari, pjesë e Atletico-s që nga viti 2021, ishte një nga lojtarët kryesorë që ndihmoi kombëtaren argjentinase të fitonte trofenë e tretë të kupës së botës. Tashmë duket se ka ardhur koha që ish-lojtari i Udineses, t’i thotë lamtumirë Europës.

Kampioni i botës është aktivizuar në 30 ndeshje në sezonin e kaluar të La Ligas, ndërsa në sezonin e ri i ka luajtur të dyja ndeshjet që ka zhvilluar ekipi i Simeones.

Megjithatë “Los Colchoneros” mund të privohen nga shërbimet  e 29-vjeçarit vetëm nëse vjen oferta e duhur.

Për të marrë De Paul, Atletico pagoi në arkat e Udineses 35 mln euro, që atëherë argjentinasi ka bërë gjithsej 88 paraqitje dhe ka shënuar 7 gola me spanjollët.

Banner

Related posts

Vëllaznimi emëron edhe trajnerin e ri

admin

Haywood, MVP e javës në Superligën e Kosovës në basketboll

admin

Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën, të cilin e transformoi në një gjigant

admin

Leave a Comment