KOSOVË

UEFA dënon Dinamon e Zagrebit pas vrasjes së tifozit grek

Komisioni Disiplinor i Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) dënoi sot Dinamon e Zagrebit me ndalim të mbështetjes së organizuar të tifozëve deri në fund të sezonit në kompeticionet evropiane.

Vendimi vjen për shkak të incidenteve dhe përleshjeve me tifozët e AEK-ut në Athinë natën mes 7 dhe 8 gushtit, raportojnë mediat kroate.

Në prag të ndeshjes së parë të turit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve mes AEK-ut dhe Dinamos, e cila do të luhej më 8 gusht në Athinë, tifozët e klubit kroat sulmuan mbështetësit e vendasve.

Nga ngjarja mbeti i vrarë tifozi i AEK-ut, Mihalis Kacuris, tetë persona u plagosën, ndërsa policia arrestoi mbi 100 huliganë, kryesisht shtetas kroatë, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.

Banner

Related posts

Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

admin

Policia tregon se si është situata momentale në veri të Kosovës

admin

Deputetët e PD-së tentojnë të hyjnë me forcë në parlament, përplasen me gardën

admin

Leave a Comment