KOSOVË

Vdiq gazetarja Rudina Dervishi

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën./VOA

Banner

Related posts

Do të doja të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Gjakovë, mbetën të vrarë dy vëllezër, Policia flet për RTV21

admin

Presidenti çek dhe ai finlandez kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE

admin

Leave a Comment