SHOWBIZ

Lamborghini mahnit me modelin e SUV-së elektrike

Lamborghini ka shfaqur për herë të parë veturën e vet të parë elektrike duke prezantuar konceptin Lanzador.

Edhe pse brendi është ndër më të njohurit për motorët e fuqishëm me djegie të brendshme, Lamborghini ka vendosur të fokusohet në diçka të re. Kompania italiane planifikon ta prodhojë shumë shpejt veturën e re në bazë të këtij koncepti që ka debutuar në Monterey Car Week në Kaliforni.

Koncepti Lanzador është tërësisht elektrik dhe vjen me sistemin me 2+2 ulëse të kombinuar me profilin e ulët, shkruan Auto-Express.

Duke folur për veturën e re, shefi ekzekutiv i Lambos, Stephan Winkelman, ka thënë se kompania e tij “po hap një segment të ri veturash”.

“Kjo do t’u ofrojë klientëve një përvojë të paparashikueshme të Lamborghinit falë teknologjisë”, ka thënë ai.

Lamborghini ka thënë se i gjithë interieri përbëhet nga materialet me burim në Itali.

Nuk janë dhënë detaje për performancën apo specifikat për baterinë, por Lamborghini ka thënë se bëhet fjalë për “motorë me fuqi të lartë” në secilin bosht të veturës për shkak të ngasjes që tërheq me të gjitha rrotat.

Vetura pritet të jetë gati për dalje në rrugë në vitin 2028.

Banner

Related posts

Edhe uji mund të jetë fajtor për zhvillimin e kancerit të prostatës

admin

Duje ndez skenën e Eurovizion 2023! Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë me performancën e tyre

admin

Ja pse disa njerëz pickohen më tepër nga mushkonjat

admin

Leave a Comment