KOSOVË

Bombë në Gjykatën Themelore në Podgoricë, vdes një person dhe plagosen disa tjerë

Një 39-vjeçar, me inicialet M.B. ka vdekur pasi në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë aktivizoi një bombë dore,

Sipas informacioneve, në këtë shpërthim që ka ndodhur rreth orës 11:45, janë plagosur pesë persona, nga të cilët njëri rëndë, ka mësuar jozyrtarisht “Vijesti”.

“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Konstatuam se ka mbetur i vrarë MB (39) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë të lënduar, të cilët janë përkujdesur në Qendrën Klinike”, tha Srda Koraq nga Policia Kriminale.

Ngjarja është në zhvillim dhe policia e ndihma e shpejtë kanë dalë në vend të ngjarjes.

Banner

Related posts

Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!

admin

Tërmet i fuqishëm në Greqi

admin

Analistët thirrje Kurtit ta kushtëzojë BE-në me lirimin e policëve!

admin

Leave a Comment