AKTUALE

Kurti mbledh ministrat, diskutojnë për programin qeverisës

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur të premten kabinetin qeveritar.

Por, ai ka thënë se mbledhja nuk pati të bënte me zhvillimet e sotme. Të premten u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin qeveritar u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu.

Banner

Related posts

Vizitë e nxënësve të Sh.F.K. “Naim Frashëri” në ,,Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë

Gjyla Halili

Masa “çmimet e garantuara” nuk vazhdohet?!

Gjyla Halili

Deputetja Rina Ajdari deputetja e vetme femër në takimin e liderëve

Gjyla Halili

Leave a Comment