AKTUALE

Kurti mbledh ministrat, diskutojnë për programin qeverisës

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur të premten kabinetin qeveritar.

Por, ai ka thënë se mbledhja nuk pati të bënte me zhvillimet e sotme. Të premten u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin qeveritar u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu.

Banner

Related posts

“Burrë me lekë, apo burrë me shkollë”: Shqiptarët japin pergjigjet e papritur (Video)

admin

Për një vit në Maqedoni janë mbyllur 15 shkolla

Gjyla Halili

Bujar Osmani në një letër drejtuar Mickoskit: Për fat të keq tuajin, ju kurrë më nuk do ti zgjidhni përfaqësuesit e shqiptarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment