AKTUALE

Taravari: Një pjesë e VLEN-it pas zgjedhjeve do shkrihet në VMRO

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar dhe se nje pjesë e VLEN-it pas zgjedhjeve do shkrihet në VMRO.“E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari.Taravari tha se në këtë raste fatura duhet t’i dërgohet Mickoskit, dhe t’i thuhet se ky është vullneti i shqiptarëve.“Pas 19 tetorit mendoj se duhet t’i ftojmë edhe vëllezërit tonë të VLEN-it. Disa prej tyre do të shkrihen në VMRO, këtë e di, por disa prej atyre, që tash janë duke menduar që pas zgjedhjeve t’i bashkëngjiten kësaj aleancë”, shtoi më tej Taravari.

Banner

Related posts

Mickoski-Gashit: Të kërkojë falje nëse thotë se atdheu i tij është Kosova!

Gjyla Halili

Nikollë Camaj uron muajn e shejtë të Ramazanit: “Koha e përkushtimit shpirtëror paraqet mundësi për të forcuar besimin dhe për të qenë më të mirë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve”

Gjyla Halili

Filluan kurthet në oborrin opozitar, kush kënd do ta fusë në zjarr?!

Gjyla Halili