BOTA

Sulmohen portet e grurit në Ukrainë, Zelensky: Kërcënim për sigurinë globale të ushqimit

Zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia dëmtoi ndërtesat që mbajnë grurin në një port në rajonin e Odesës në Ukrainën jugore, gjatë një sulmi me dron.

Sipas tyre sulmi rus synonte portin e Renit në lumin Danub, ndërsa në raportimet e bëra thuhet se shpërthimet kanë qenë shumë të fuqishme.

Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper tha se nuk raportohet për viktima si pasojë e sulmit dhe se forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 11 dronë rusë mbi qytetin portual.

Shtetet e Bashkuara reaguan menjëherë, duke i bërë thirrje Rusisë të kthehet menjëherë në përpjekjet për transportimin e drithërave në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga ana tjetër denoncoi sulmet ruse në portet e vendit të tij, si një kërcënim për sigurinë globale të ushqimit.

“Çdo sulm rus ndaj porteve të Ukrainës është një goditje për çmimet botërore të ushqimeve, është një goditje për stabilitetin social dhe politik në Afrikë dhe Azi. Një nga gjërat themelore që i jep çdo shoqërie një jetë normale është ushqimi në tryezat e familjeve”, tha ai.

Porti në lumin Danub është një nga pikat kyçe për eksportin e grurit ukrainas, ku ngarkohet në maune dhe më pas dërgohet në drejtim të portit të Konstancës në Detin e Zi.

Pas përfundimit të marrëveshjes me Ukrainën, të mundësuar nga OKB-ja dhe Turqia, Rusia ka vënë në shënjestër portet të mbushura me grurë.

Vladimir Putin refuzoi të rinovojë marrëveshjen, nën kushtin se vendet e tjera duhet të heqin sanksionet që i vendosën Rusisë.


Top Channel

Related posts

Pesë të vdekur dhe disa të zhdukur nga shëmbja e minierës së qymyrit në Kinën Veriore

admin

Bëhet ekzaminimi i kufomave aliene 1800-vjeçare që shkaktuan zhurmë në botë, eksperti mjeko-ligjor: Nuk janë të montuar

admin

​Mbi 100 mijë përpjekje për të kaluar ilegalisht nga Turqia në Bullgari në vitin 2023

admin

Leave a Comment